Japonia po i vazhdon përpjekjet e kërkim-shpëtimit për pesë persona të zhdukur nga përmbytja dhe rrëshqitja e tokës që shkaktoi vdekjen e 22 personave një muaj më parë.

Të paktën 130 shtëpi u shkatërruan në fatkeqësinë që ndodhi më 3 korrik në rrethin Atami të provincës Shizuoka, në jugperëndim të kryeqytetit Tokio.

Transmetuesi publik NHK, duke cituar autoritetet e qytetit, njoftoi se numri i të vdekurve në vazhdën e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit është rritur në 22.

Ndërkaq, pesë persona ende figurojnë të zhdukur si pasojë e fatkeqësisë.

Personeli i shpëtimit prej 200 pjesëtarësh, i përbërë nga zjarrfikës, njësi policore dhe ushtarake në zonën ku ndodhi rrëshqitja e dheut në Atami, po i vazhdojnë kërkimet për personat e mbetur nën tokë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb