Recesioni është rikthyer në Japoni, që regjistroi mes janarit dhe fundit të marsit tremujorin e dytë të tkurrjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërkohë që kriza e koronavirusit ka filluar të japë efektet e saj, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria.

PBB-ja ra me 0,9% në tremujorin e parë 2020 në raport me tremujorin e katërt 2019, kur ai ishte kontraktuar me 1,9%.

Ekonomistët e anketuar nga agjensia Bloomberg prisnin një rënie pak më të madhe në tremujorin e parë (-1.1%).

Është hera e parë që prej vitit 2015 që Japonia rikthehet në recesion, i përcaktuar nga një tkurrje e pasurisë kombëtare për të paktën dy tremujorë.

Ekonomia japoneze është në gjendje të keqe që nga tremujori i katërt i vitit 2019, për shkak të një rritjeje të TVSH-së që nga 1 tetori, gjë që ka ulur konsumin e familjeve dhe si pasojë e kalimit të tajfunit shkatërrues.

Aktiviteti vazhdoi të ulej në tremujorin e parë si rezultat i efekteve të krizës së koronavirusit, i cili dobësoi më tej konsumin e familjeve (-0.8% në një tremujor) dhe ka ulur investimet e biznesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb