Japonia këtë javë pritet të miratojë përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, i cili bazohet në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë, delegacioni këshillues i ministrisë do të takohet të enjten për të diskutuar miratimin për përdorimin e vaksinës Moderna në Japoni.

Sipas rekomandimit të delegacionit, pas takimit ministria do të japë leje për përdorimin e vaksinës Moderna.

Më pas, duke filluar nga 24 maji, vaksinat Moderna do të aplikohen në pikat e vaksinimit.

Aktualisht në Japoni përdoret vetëm vaksina Pfizer-BioNTech. Vaksina Pfizer-BioNTech u miratua zyrtarisht në shkurt.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb