Japonia mund të shohë një numër të ulët historik të lindjeve të reja këtë vit, të cilat lidhen me shqetësimet ekonomike dhe shëndetësore si faktorë kryesorë, zbulojnë të dhënat e qeverisë.

Nëse vazhdojnë trendet aktuale, të dhënat paraprake nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies tregojnë se “numri i foshnjave të lindura në Japoni do të bie në një nivel të ulët rekord për shtatë vjet rresht në 2022, duke rënë nën 800 mijë për herë të parë që nga viti 1899 kur qeveria filloi me përpilimin e statistikave të lindjet në vend.

Pandemia e COVID-19 “vazhdon të shkaktojë shtyrje të planeve tek gratë që të mbesin shtatzënë”, raportoi “Kyodo News” të martën.

Të dhënat zbuluan se numri i lindjeve nga janari deri në tetor të këtij viti kishte shënuar rënie me 4.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në 669.871.

“Nëse trendi nuk ndryshon këtë vit, totali vjetor i të sapolindurve në ekonominë e tretë më të madhe në botë, pritet të arrijë në rreth 770 mijë, krahasuar me 811.604 vitin e kaluar”, shton raporti.

Që nga viti 1973, kur numri i lindjeve të reja arriti kulmin në rreth 2.09 milionë, Japonia ka regjistruar rënie të numrit të lindjeve të reja.

Një dekadë më vonë, në vitin 1984, lindjet e reja në Japoni kishin rënë në 1.5 milion ndërsa në vitin 2016, gjithnjë sipas të dhënave, u regjistruan më pak se një milion foshnja të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: