Japonia ka lëshuar ​​në hapësirë ​​raketën “Epsilon-5″ që barti nëntë satelitë.

Agjencia Japoneze e Kërkimeve Hapësinore (JAXA) njoftoi se raketa u lëshua nga stacioni hapësinor ”Uchinoura” në Kagoshima, në jugperëndim të vendit.

Raketa, e cila u prodhua nga 10 institute kombëtare shkencore, ka diametër 2,6 metra, gjatësi 26 metra dhe peshon 96 tonë.

Siç thuhet, raketa përdor lëndë djegëse të ngurtë dhe falë inteligjencës artificiale, kostot e nisjes dhe funksionimit të saj janë reduktuar.

Bëhet e ditur se raketa “Epsilon-5”, e cila synon të inkurajojë institucionet arsimore dhe kompanitë tregtare që kryejnë aktivitete në hapësirë ​​dhe mbart nëntë satelitë, është prodhuar me koston 5,8 miliardë jenë (51 milionë dollarë).

Sipas agjencisë Kyodo, JAXA lëshoi ​​për herë të fundit një raketë të tipit Epsilon në janar të vitit 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb