Japonia do të ndihmojë zonat e përmbytura në Shqipëri me mallra të emergjencës në vlerën e 6 milionë yen-ëve, që konsistojnë në batanije, dyshekë etj. Ndihma ëhstë miratuar nga Qeveria e Japonisë dhe do të jepet nëpërmjet Agjensisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në përgjigje të kërkesës së Qeverisë Shqiptare.

Duke iu referuar raporteve të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmë-Hënës së Kuqe, deri më 11 shkurt është raportuar 1 person i vdekur dhe rreth 8000 njerëz të prekur rëndë nga përmbytja.

Në këtë këndvështrim, Qeveria e Japonisë vendosi të japë asistencë emergjence nisur nga këndvështrimi humanitar për viktimat por gjithashtu edhe në kuadër të marrëdhënieve miqësore midis Japonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb