TOKIO

Autoritetet e kryeqytetit japonez Tokios thanë të enjten se problematika në sistemin e saj mjekësor nga pandemia COVID-19 ishte e rëndë, duke rritur nivelin e gatishmërisë në më të lartin e katër fazave, pasi numri i rasteve arriti një rekord.

Në një takim të komitetit të monitorimit të koronavirusit të pranishëm nga Guvernatori i Tokios Yuriko Koike, një zyrtar shëndetësor tha se ishte bërë e vështirë për të balancuar kujdesin e pacientëve që kishin COVID-19.

Shtretërit e spitaleve vazhdojnë të mbushen, duke caktuar një alarm “të kuq” për gatishmërinë mjekësore, gjë e cila ndodh për herë të parë në shtetin japonez.

Numri i rasteve pozitive në Tokio të enjten u rrit në një rekord ditor prej më shumë se 800 r, tha transmetuesi publik NHK, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 678 të arritur një ditë më parë.

Metropoli një muaj më parë ngriti alarmin e tij për infeksione të reja nga Covid-19,  në nivelin më të lartë. Autoritetet thanë se duhet të shtohen urgjentisht kapacitet spitalore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb