Disa biznese në Japoni po aplikojnë 4 ditë punë në javë, nga 5 që është aktualisht në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas The Japan Times, kjo u ofron qytetarëve mundësi që të kenë më shumë kohë të lirë për jetën e tyre private si dhe më shumë kohë që të ndjekin pasionet e tyre.
Teksa këto ndërmarrje po fusin një trend të ri, ende mbetet e diskutueshme nëse qeveria japoneze do e “përqafojë” një sistem të tillë dhe ta aplikojë atë në mënyrë ligjore.

Në fakt, qeveria japoneze shpeshherë ka shtyrë kompanitë private që të aplikojnë një sistem të tillë. Kompania e fundit që ka aplikuar këtë sistem, është gjiganti i teknologjisë, “Panasonic Holding Corp.”

“Është përgjegjësia jonë që t’ju sigurojmë qytetarëve një balancë mes jetës së tyre personale dhe punës në këto korporata”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb