Autoritete e Japonisë theksuan se problemin e mungesës së fuqisë punëtore do ta zgjidhin duke sjellë punëtorë të kualifikuar nga Pakistani.

Në prag të vizitës së radhës të presidentit të Pakistanit Arif Alvi në Japoni, ambasadori japonez në Islamabad, Kuninori Matsuda, deklaroi se gjatë takimit në Tokjo do të nënshkruhet marrëveshje për sjelljen e punëtorëve pakistanezë në Japoni.

“Japonia ka problem me zvogëlimin e popullsisë. Punëtorëve pakistanezë do t’u jepen viza të posaçme pune. Planifikojmë të sjellim një numër të madh të punëtorëve në Japoni. Popullata japoneze po pakësohet çdo ditë, kurse ne kemi nevojë për fuqi punëtore të freskët dhe të kulaifikuar”, tha Matsuda.

Ai u shpreh se përparësi në punësim do të kenë punëtorët pakistanezë që flasin gjuhën japoneze, kurse planifkohet edhe hapja e kurseve të gjuhës në mbarë Pakistanin.

Punëtorët pakistanezë pas punës pesëvjeçare do të fitojnë të drejtën e sjelljes së familjeve të tyre në Japoni.

Japonia në Pakistan kërkon punëtorë të kualifikuar në 14 fusha, si mjekësia, bujqësia, prodhimtaria dhe inxhinieria.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb