Japonia po planifikon thjeshtimin e formatit të Lojrave Olimpike të vitit të ardhshëm, për të zvogëluar rrezikun e një shpërthimi të koronavirusit të ri.

Guvernatorja e kryeqytetit dhe qytetit pritës, Tokios, Yuriko Koike tha se do të zhvillohen diskutime për të pëcaktuar ndryshimet e mundshme, raportoi Kyodo News.

“Shpresojmë të punojmë së bashku me qeverinë dhe komitetin organizativ të Tokios për të parë se çfarë mund të racionalizohet dhe thjeshtohet. Kjo do të jetë e nevojshme për të fituar mirëkuptimin e publikut”, theksoi ajo.

Sipas burimeve, ndryshimet mund të përfshijnë reduktimin e numrit të spektatorëve dhe ceremonive të hapjes dhe mbylljes së Lojrave Olimpike dhe Paraolimpike.

Masa të tjera mund të përfshijnë shërbime të veçanta mjekësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb