Japonia është në “gatishmëri maksimale” pasi regjistroi një numër rekord të infeksioneve ditore të koronavirusit, megjithëse nuk janë planifikuar kufizime të menjëhershme.

Sipas mediave të huaja, Tokio ngriti nivelin e gatishmërisë në krye të sistemit me katër nivele, me mediat lokale që thanë se kryeqyteti do të raportonte një numër rekord të infeksioneve për të dytën ditë me radhë.

Ndërkohë më shumë se 2,000 raste u regjistruan në të gjithë vendin të mërkurën, me gati 500 vetëm në Tokio.
Ndërsa këto shifra janë relativisht të ulëta, nëse krahasohen me disa vende në botë, ato përfaqësojnë një rritje të mprehtë të rasteve për Japoninë, ku testimi është shpesh më pak i përhapur sesa në pjesët e tjera të botës.
“Tani jemi në një situatë gatishmërie maksimale”, u ka thënë gazetarëve, kryeministri Yoshihide Suga.

Vendi ka pasur një qasje relativisht të relaksuar ndaj kufizimeve të virusit deri më tani – madje edhe një gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin në pranverë nuk përmbante asnjë detyrim për bizneset të mbylleshin ose për njerëzit të qëndronin në shtëpi.

Ndërkohë, Rusia të enjten tejkaloi 2 milionë raste me coronavirus pasi raportoi një shtesë prej 23,610 infeksionesh dhe 463 vdekjesh të lidhura me COVID-19, të dyja që shënuan një rritje rekord ditore.

Ndryshe, Rusia është e pesta me numrin e infeksioneve të raportuara, me 2,015,608, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës. Numri zyrtar i vdekjeve i Rusisë tani qëndron në 34,850.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: