Japonia ka vendosur të aplikojë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, që bazohet në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Bordi Këshillimor i COVID-19 ka diskutuar planin për të aplikuar dozën e tretë të vaksinës në luftën kundër varianteve të pandemisë”, raportoi agjencia e lajmeve.

Bordi diskutoi pretendimet se gjashtë muaj pas dozës së dytë, antitrupat e prodhuar kundër COVID-19 humbasin dhe se vaksina humb efektivitetin e saj kundër varianteve të ndryshme, përfshirë Delta-n.

Duke marrë parasysh thirrjet e prodhuesve të vaksinave për domosdoshmërinë e dozës së tretë, bordi në fjalë vendosi të vërë në praktikë planifikimin për marrjen e dozës së tretë përforcuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb