Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr oriz, 1 tufë koper, 1 tufë majdanoz, 1 tufë nenexhik, 2 qepë të thata, 4-5 qepë të bjoma, 2 filxhanë vaj, 200 gr spinaq
1.5 litër ujë.

Përgatitja

Në një tenxhere me ujë të vluar përvëlojmë gjethet e rrushit për 2-3 minuta, i heqim dhe i vendosim në ujë të ftohtë, i kullojmë më pas dhe i kemi gati për ti mbushur.

Marrim orizin e larë dhe në masën 1 me 1 nga uji që kemi përvëluar gjethet e rrushit e ziejmë në mënyrë aldente sa të thithen lëngjet dhe më pas e lemë të ftohet.

Kaurdisim me gjysmën e sasisë së vajit qepët, më pas shtojmë spinaqin, erëzat, kripën, piperin dhe orizin e zier. E trazojmë mirë masën e përgatitur dhe e lemë të ftohet pak.

Në një tenxhere vendosim degë të njoma rrushi që i kemi përvluar më parë dhe gjethe sa të zenë fundin e tenxheres. Rrjeshtojmë japrakët e përgatitur, i mbulojmë me një pjatë, shtojmë vajin e mbetur dhe ujë (dy gisht lart nga masa) dhe i lemë japrakët të ziejnë në temperaturë mesatare.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb