Disa vende mund të përfitojnë nga një fluks imigrantësh, por rajoni ndoshta do të bëhet edhe më i thinjur, shkruan The Economist. Përpara se Vladimir Putin të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt, shumë europianë ishin të shqetësuar se rajoni i tyre po plakej dhe se më shumë njerëz po vdisnin sesa po lindnin. Mosha mesatare 43 vjeç e Europës është gati katër vjet më e vjetër se ajo e Amerikës së Veriut, rajoni tjetër më “i thinjur”.

Popullsia e Bashkimit Europian pritet të arrijë kulmin në vetëm 450 milionë brenda disa viteve të ardhshme dhe më pas të bjerë nën 424 milionë deri në vitin 2070. Perspektiva e uljes së shifrave frikëson shumë njerëz. Kjo ka qenë veçanërisht e frikshme për vendet ish-komuniste të Europës Lindore, ku emigracioni ka ndërlikuar efektet e niveleve të ulëta të lindjeve.

Andrej Plenkovic, kryeministri i Kroacisë, e quajti rënien e popullsisë “një problem pothuajse ekzistencial për disa kombe”. Ndryshimi demografik është “tranzicioni i tretë kyç i Europës”, së bashku me tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital, thotë Dubravka Suica, nënkryetare e Komisionit Europian për demografinë dhe demokracinë.

Lufta e Putinit ka dhënë një goditje të veçantë edhe në demografi, por kjo dukuri pritet të jetë e ngadaltë. Rreth 5.3 milionë njerëz – pjesa më e madhe e tyre gra dhe fëmijë – janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, dhe shumica dërrmuese janë vendosur në vendet që kufizojnë Ukrainën në Perëndim.

Polonia, e cila deri vonë eksportonte më shumë njerëz se sa merrte, ka marrë më shumë se gjysmën e refugjatëve. Popullsia e kryeqytetit të Varshavës, u zgjerua me 17% në javë. Hungaria, popullsia e së cilës ishte zvogëluar nga 10.7 milionë në mesin e viteve 1980, në 9.8 milionë në vitin 2020, ka marrë më shumë se 500,000 ukrainas.

 

 

Shifra kaq të mëdha mund të ndryshojnë fatet demografike

Për vende si Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria dhe ndoshta shtetet baltike “kjo krizë është një moment vendimtar, duke i zhvendosur ato shpejt nga vende emigrimi, në vende imigrimi”, thotë Tomas Sobotka nga Qendra Wittgenstein për Demografinë.

Hungaria, popullsia e së cilës ishte zvogëluar nga 10.7 milionë në mesin e viteve 1980, në 9.8 milionë në 2020, ka marrë më shumë se 500,000 ukrainas. BE-ja u ka bërë ukrainasve një ofertë bujare unike, duke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar, për të punuar dhe për të studiuar në një vend pritës për tre vjet, privilegje që refugjatët mezi i marrin.

Kjo tregon se ukrainasit do të kenë mundësinë të rrënjosen shpejt në komunitetet e reja. Nëse refugjatët zgjedhin të qëndrojnë, ata do të ulin moshën mesatare të vendeve të tyre pritëse, do të ofrojnë një furnizim të nevojshëm të fuqisë punëtore dhe do të anojnë raportin gjinor drejt grave.

Kjo mund të duket si diçka pozitive për një tragjedi të tmerrshme, por e ardhmja e kësaj përçarjeje demografike është e paparashikueshme. Nëse lufta është e shkurtër, gratë dhe fëmijët me siguri do të kthehen shpejt në Ukrainë për t’u ribashkuar me bashkëshortët dhe baballarët, të cilët, si të gjithë burrat ukrainas, janë të detyruar nga qeveria të qëndrojnë në vend nëse janë midis moshës 18 dhe 60 vjeç.

Çdo divident demografik, do të shpërndahet në mënyrë të pabarabartë midis vendeve europiane. Dhe ndoshta do të zvogëlohet nga rënia e lindjes së foshnjave si rezultat i pasigurisë ekonomike të shkaktuar nga lufta. Me mesatarisht vetëm 1.6 foshnja për grua, edhe para fillimit të luftës, europianët ishin tashmë ndër personat që ngurronin më tepër në botë për t’u bërë prindër.

Për Ukrainën, lufta është një fatkeqësi demografike. Popullsia e saj ishte zvogëluar ndjeshëm për shkak të emigrimit dhe lindjeve të pakta, megjithëse para pushtimit njerëzit kishin filluar të riktheheshin sepse ekonomia ishte përmirësuar. Që nga shkurti, më shumë se një e katërta e popullsisë është detyruar të zhvendoset, duke përfshirë 7.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit.

Shkalla e lindjeve pritet të ulet edhe më tej. Jetëgjatësia ndoshta do të bjerë “në mënyrë masive”, thotë zoti Sobotka. Ai thekson se lufta e shkurtër midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në vitin 2020, ishte përgjegjëse për një rënie të jetëgjatësisë së meshkujve tre deri në katër vjet.

Rusia gjithashtu do të vuajë. Me mijëra rusë të arsimuar janë larguar nga një vend që tani besojnë se nuk u ofron atyre asnjë të ardhme. Më pak emigrantë mund të vendosin të vijnë në Rusi nga ish-anëtarët e Bashkimit Sovjetik, për të marrë punë që kërkojnë pak aftësi. Për herë të parë në dekada, bilanci i migracionit të Rusisë mund të kthehet në negativ.

Edhe lindjet ndoshta do të bien, sado zhgënjyese të jetë kjo për Putinin. Ashtu si miku i tij Viktor Orban, udhëheqësi autoritar i Hungarisë, Putini ka shpenzuar para për t’i nxitur gratë të kenë fëmijë.

Në vitin 2020, ai ofroi një pagesë të quajtur “kapitali i lindjes” me vlerë 7,600 dollarë për familjet që do të kenë fëmijën e parë; më parë, kjo ishte në dispozicion vetëm për ata që kishin tashmë një fëmijë. Putini shpresonte të rriste normën e lindshmërisë nga 1.5 në 1.7. Trazirat e shkaktuara nga lufta e tij, ndoshta do ta shtyjnë këtë prirje në drejtim të kundërt.

 

Pasojat e luftës në demografi
Për Ukrainën, lufta është një fatkeqësi demografike. Popullsia e saj ishte zvogëluar ndjeshëm për shkak të emigrimit dhe lindjeve të pakta, megjithëse para pushtimit njerëzit kishin filluar të riktheheshin sepse ekonomia ishte përmirësuar. Që nga shkurti, më shumë se një e katërta e popullsisë është detyruar të zhvendoset, duke përfshirë 7.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit. Shkalla e lindjeve pritet të ulet edhe më tej. Jetëgjatësia ndoshta do të bjerë “në mënyrë masive”

 

E ardhmja e rajonit

Vendet në perëndim të Ukrainës duket se do të jenë fitues nga pikëpamja demografike, megjithëse fluksi ka mbingarkuar disa vende, veçanërisht Moldavinë e vogël, e cila ka pranuar më shumë se 400,000 refugjatë, ekuivalente me 15% të popullsisë së saj.

Për Poloninë, ku rreth 1.4 milionë ukrainas jetuan dhe punuan në vitin 2020, ardhja e miliona të tjerëve po rikthen kohën demografike para Luftës së Dytë Botërore, kur vendi kishte një pakicë të madhe ukrainase. Armiqësia ndëretnike, e cila kulmoi me një shkëmbim të detyruar të popullsisë midis Polonisë dhe Bashkimit Sovjetik, është zvogëluar tashmë.

Në teori, të ardhurit duhet të jenë një nxitje për Poloninë. Partia Ligj dhe Drejtësi në pushtet ka dëshiruar të rrisë numrin e polakëve. Në vitin 2016, ajo u përpoq të rriste shkallën e lindjeve duke u dhënë familjeve 500 zloty (115 dollarë) në muaj për çdo fëmijë pas të parit.

Kjo u bë kryesisht për të nxitur gratë që tashmë planifikonin të kishin fëmijë, që t’i kishin ato më herët. Numri i lindjeve u rrit në dy vitet e para të skemës, por ra në vitin 2020 në nivelin më të ulët që nga viti 2003. Lufta e Ukrainës ka shtuar më shumë se një milion fëmijë në popullsinë e Polonisë, të paktën përkohësisht.

 

 

Vendet e tjera europiane, veçanërisht ato me diaspora të mëdha ukrainase, do të përfitojnë nga prurjet. Ndoshta 1.5 milionë refugjatë janë zhvendosur në vendet më në perëndim, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën, sipas një vlerësimi nga Gillian Triggs.

Para luftës, rreth 250,000 ukrainas jetonin dhe punonin në Itali, ku mosha mesatare është katër vjet më e lartë se në Europë dhe shkalla e lindshmërisë është ndër më të ulëtat. Në tre muajt e parë të këtij viti, popullsia e Austrisë u rrit me gjysmë pikë përqindje në më shumë se 9 milionë; 83% e kësaj rritjeje erdhi nga imigracioni ukrainas.

Për një rajon të shqetësuar për rënien demografike, ardhja e të rinjve nga Ukraina mund të duket si një bekim, megjithëse është pasojë e tmerrit të luftës. Bizneset po raportojnë mungesa të fuqisë punëtore. Në janar, mungesa e punëtorëve kufizoi prodhimin në një të katërtën e ndërmarrjeve prodhuese dhe të shërbimit në Eurozonë, sipas një sondazhi nga Komisioni Europian.

Qeveritë po ankohen se një fuqi punëtore në tkurrje duhet të mbështesë një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh. Raporti i europianëve në moshë pune (20-64 vjeç) ndaj atyre më të vjetër se 65 vjeç, pritet të bjerë nga tre në një, në më pak se dy në një, deri në vitin 2070. Ky është një problem, i cili mund të lehtësohet të paktën përkohësisht nga ardhja e ukrainasve.

Por sa kohë do të qëndrojnë? Dhe a do t’u bashkohen atyre edhe anëtarët meshkuj të familjes? Kjo varet nga sa zgjat lufta dhe nga sa dëme i shkaktohen vendit të tyre. Në luftën e Kosovës të vitit 1999, kur NATO bombardoi Jugosllavinë për të parandaluar masakrimin e shqiptarëve etnikë që përbëjnë shumicën e Kosovës, me qindra mijë njerëz u larguan, ose u zhvendosën me forcë në Shqipërinë dhe Maqedoninë fqinje.

Por kjo periudhë lufte zgjati 78 ditë dhe më pas kosovarët u kthyen shpejt. Në të kundërt, lufta në Bosnjë, e cila zgjati nga viti 1992 deri në 1995, bëri që të largoheshin rreth 700,000 refugjatë në Europën Perëndimore dhe më gjerë, dhe shumë pak u kthyen. Kjo është një arsye pse sot ka 3.2 milionë njerëz ose më pak në Bosnjë. Para luftës kishte 4 milionë.

Për momentin, ukrainasit kanë shumë dëshirë për t’u kthyer në shtëpi. Madje, në ditët e fundit, numri i personave të kthyer përtej kufirit polak, në zona relativisht të sigurta si Kievi, ka tejkaluar numrin e atyre që kalojnë kufirin nga ana tjetër. Dhe disa industri kanë humbur punëtorë, ndërsa të rinjtë ukrainas kthehen në shtëpi për të luftuar pushtuesit rusë. Për shembull, rritja e sektorit të ndërtimit në Sllovaki, është dobësuar nga një eksod i punëtorëve.

Por nëse lufta vazhdon dhe fëmijët mësohen me shkollat ​​e tyre të reja, nënat mund të ngurrojnë të kthehen në shtëpitë e mëparshme, veçanërisht nëse ekonomia e Ukrainës nuk rimëkëmbet, duke i nxitur edhe burrat që të shkojnë drejt Perëndimit, për t’u ribashkuar me gratë e tyre.

Në këtë rast, shtimi i popullsisë së Europës në perëndim të Ukrainës, mund të bëhet afatgjatë. Dhe nëse qeveritë janë të suksesshme në nxitjen e të ardhurve për të gjetur punë që u përshtaten aftësive të tyre, refugjatët do të kontribuojnë në prosperitetin e shtetit të tyre mikpritës.

Shumë vende do të humbasin mundësi. Kroacia, popullsia e së cilës ka rënë me 600,000 që nga viti 1991, duke arritur në 3.9 milionë, nuk ka gjasa të tërheqë shumë ukrainas. Rreth 11,000 kishin mbërritur në fillim të prillit. Serbia rusofile, popullsia e së cilës ka rënë me një të dhjetën që nga mesi i viteve 1990, duke arritur në 6.9 milionë, gjithashtu nuk ka gjasa të tërheqë ukrainas në një numër të madh.

Fitimet nga ky fluks, mund të mos jenë afatgjata. Ndikimi më i madh në gatishmërinë e familjeve për të pasur fëmijë, është besimi i tyre në ekonomi.

Lindjet në Europë ranë me shpejtësi pas fillimit të pandemisë, por u rritën sërish, pasi qeveritë hoqën karantinat dhe pompuan para në ekonomitë e tyre. Mizoritë e zotit Putin dhe rritja e inflacionit, i ka dhënë një goditje të re besimit të njerëzve.

Në mars, pasiguria ekonomike e konsumatorëve arriti nivelin më të lartë të regjistruar, sipas Komisionit Europian. Pak njerëz mund të duan të zgjerojnë familjet e tyre.

Gratë ukrainase, të cilat kishin tashmë nivele të ulëta lindjeje, do të jenë veçanërisht ngurruese, për më tepër që janë ndarë nga burrat e tyre dhe janë dëbuar nga shtëpitë. Luftërat ballkanike çuan në largimin e më të arsimuarve dhe më të ndriturve të një brezi, si dhe pasardhësve të tyre. Ukraina mund të përballet me një fat të ngjashëm.

 

E fituar del Polonia
Në teori, të ardhurit duhet të jenë një nxitje për Poloninë. Partia Ligj dhe Drejtësi në pushtet ka dëshiruar të rrisë numrin e polakëve. Në vitin 2016, ajo u përpoq të rriste shkallën e lindjeve duke u dhënë familjeve 500 zloty (115 dollarë) në muaj për çdo fëmijë pas të parit. Kjo u bë kryesisht për të nxitur gratë që tashmë planifikonin të kishin fëmijë, që t’i kishin ato më herët. Numri i lindjeve u rrit në dy vitet e para të skemës, por ra në vitin 2020 në nivelin më të ulët që nga viti 2003. Lufta e Ukrainës ka shtuar më shumë se një milion fëmijë në popullsinë e Polonisë, të paktën përkohësisht.

/Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: