Anglia humb edhe një tjetër titullar para ndeshjes me Shqipërinë. Mesfushori Declan Rice, pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Southgate dhe një lojtar i cili vlerësohet si titullar i paprekshëm në rreshtimin e tij, është larguar nga grumbullimi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Në komunikatën zyrtare për shtyp thuhet se Rice nuk është mirë nga ana shëndetësore, por nuk bëhet e ditur ekzaktësisht se çfarë ka konkretisht mesfushori i West Ham. Kështu, Southgate ka humbur 2 titullarë në rreshtimin e tij në mesfushë, pasi më parë ishte konfirmuar edhe mungesa e Mason Mount.

Tashmë i vetmi titullar i paprekshëm është Philiphs, ndërsa largimet e fundit mund të hapin një vend për Jordan Henderson, ndërsa Bellingam dhe Foden do të jenë në duel deri në momentin e fundit se cili prej tyre do të jetë titullar përballë kuqezinjve.

Gjithashtu, trajneri i Anglisë nuk ka në dispozicion edhe dy titullarë të tjerë, Luke Shaw dhe Ward Prowse. Pavarësisht këtyre mungesa, mediat angleze shkruajnë se Anglia nuk duhet ta diskutojë fitoren me Shqipërinë dhe nuk duhet të përsërisë gabimin që bënë me Hungarinë në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb