TIRANE- Valentina Leskaj vjen në një rrëfim ndryshe, jashtë rolit tashmë të politikanes ndërsa ndan me publikun pjesë nga jeta e saj private. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’, Leskaj tregoi marrëdhënien e saj me familjen, duke ndarë ndjesinë e të qenit vjehrrë dhe gjyshe, e mbi të gjitha ndjesinë e të qënit grua.

Në një rrëfim për veten, Valentina Leskaj tregoi marrëdhënien e saj të gjatë me bashkëshortin, Astritin, duke ndarë kështu edhe ‘sekretin’ e martesës së tyre. “Nuk preferoj të them “më ndihmon burri”, nuk është çështje që më ndihmon burri në politikë. Nëse ti nuk e bën dot politikën, le të shkojë burri. Ne duhet t’i ndihmojmë gratë të bëjnë politikën, të dy e ndihmojmë politikën, por ajo që unë çmoj më shumë tek ai është që ai ka ditur të çmojë atë që unë jam, ashtu siç unë kam çmuar atë që ai është.”, pohoi Leskaj.

54d89efd55723e1ad001cbe2f3e26575

Sot, Valentina është gjyshe e tre nipave dhe e një mbese që i kanë falur më shumë dashuri. Mes të tjerash ajo ndan edhe një ‘peng’ me publikun, pasi i vjen keq që nuk ka shijuar më shumë kohë me dy djemtë e saj. “Nga fillimi dhe deri tani kanë qenë model, fëmija edukohet me modelet e prindërve. Unë e kam ndier këtë deficit për kohën fizike, kam keqardhje që nuk i kam shijuar, por jam e lumtur që dy djemtë e mi kanë zgjedhur rrugën e tyre më të mirë…”, theksoi ajo.
48c7191b7a94a77952cbc9d2f5a3bb86
Po si mund të jetë Valentina Leskaj si vjehrrë? Klasike? “Me nuset është një marrëdhënie shumë e çlirët, unë ndihem shumë mirë për sa kohë ato janë shumë të afërta me mua”, – tregon ajo për nuset e djemve, me të cilat ka një marrëdhënie të veçantë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: