TIRANË

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi që vettingu i politikanëve të nisë prej tij, dhe kjo jo si një sfidë, por si e vetmja mënyrë për të ndarë baltën nga e vërteta.

“Kush e shikon me syzet e politikës së përditshme bën gabim. Bën një gabim klasik, në raport me mua. Për mirë apo keq, jam përpjekur të shoh përtej të përditshmes, iu heq shpresën e vizionin për të parë cfarë mund të jemi ne. Të shohësh përtej, duhet të mendosh përtej. Nëse rri si miu në cark me bishtin ndër dhëmëb, sillesh vërdallë e nuk sjell zgjidhje. Jo rrallë e kemi paguar me kosto jo të vogël.

Si cdo propozim tjetër interesat tona janë interesat e shqiptarëve. I pari dhe kryesori është ndarja e politikës me krimin dhe largimi i politikanëve të korruptuar. për këtë s ka pse ti hedhim sytë te vendet e tjera. Ky është vendi i shqiptarëve, nuk është as i Ramës, Berishës, Metës, as i imi. Të gjithë shqiptarët kanë një interes për ta parë që vendi të eci para, ndaj duhet që praktikat e dështuara të 30 viteve tranzicion të marrin fund. Me fjalë? Jo, me vepra. Politikanët e lidhur me krimin.

Nise me mua, nëse ke frikë ta nisësh me kryeministrin. Nuk është sfidë, po është e vetmja mënyrë për të ndarë baltën nga e vërteta. Nis kontrollin e pasurive, merr vendimet e duhura, largo politikanët e korruptuar, ose ata që s’iu mbajnë këllqet jepi mundësinë të largohen nga politika para se të miratohet ky ligj.” u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: