BALLSH

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bllokuar sot 550 ton naftë në Ballsh. Ky akt vjen në kuadër të luftës kundër informalitetit. Sipas ministrisë, sasia e bllokuar nuk kishte parametrat e duhura për treg. Burime për “BalkanWeb”, thanë se sasia e naftës së sekuestruar ishte në pronësi të kompanisë ‘TOSK’ sha.

Ministrja Belinda Balluku tha se karburanti  i bllokuar nuk përmbante asnjë prej parametrave dhe si i tillë nuk mund të hidhej në treg.

Aksioni kundër informalitetit vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin, ndërsa shumë subjekte tregtare, janë penalizuar pasi janë kapur me shkelje të rënda.

“Lufta kundër informalitetit është frontale, informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa informaliteti fiskal. Ministria po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, përfshirë të gjithë territorin. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator,por  po punojmë çdo ditë duke analizuar gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembujsh, për të qenë të qartë që nga kjo luftë nuk do shpëtojë asnjë subjekt dhe nuk përbën për ne asnjë lloj problematike emri i subjektit se sa i madh apo i vogël është”-u shpreh Balluku.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb