Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas akuzave të Edi Palokës se nuk po hedh në gjyq gazetën BILD, ashtu sic kishte deklaruar, pas akuzave për shit-blerje të votave në zgjedhjet e Dibrës.

Rama thotë se akuzat në drejtim të tij vijnë nga “idiotë politikë”, ndërsa shprehet se ka realizuar një takim me shefat editorialistë të BILD-it e se nuk ka nevojë që të hedhë gazetën në gjyq.

Postimi i Kryeministrit Rama ne Tëitter:

Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: