“Mbase për këtë arsye më ka blerë Juventus, të bëjë gjëra që nuk ishin bërë më parë”, këto fjalë të Ronaldos pas përmbysjes spektakolare flasin shumë, tregojnë një realitet që tifozët e Juventusit as që e kishin imagjinuar më parë, fundja kjo është hera e parë që “Zonja e Vjetër” përmbys një rezultat të tillë.

Italy Soccer Champions League
Italy Soccer Champions League

Duhej një “jashtëtokësorë” si Ronaldo për të arritur diçka të tillë, një strateg si Allegri, që mbase zhvilloi ndeshjen e tij më të bukur në krye të Juventusit, dhe një “gladiator” si Bernardeschi, vrapon pa fund, dhuron asist dhe fiton një 11-metërsh në minutën e 86-të. Kërkohej një mbrëmje speciale për të arritur diçka speciale, Juventus e arrin diçka të tillë falë një super lojtari si C.Ronaldo, një futbollist i jashtëzakonshëm që nuk dorëzohet kurrë, shifrat e tij nuk janë të denja për një futbollist jo normal.

Cristiano Ronaldo Juventus Atletico Madrid 120319 1oa036gms96vv1bhu59q4xll8f
Cristiano Ronaldo Juventus Atletico Madrid 120319 1oa036gms96vv1bhu59q4xll8f

Nuhatja e tij përpara portës është unike, mjafton të shohim golin e parë, i merr kohën Juanfran dhe me kohë nis të projektojë një përmbysje të madhe në minutën e 27-të. Bardhezinjtë nuk i lanë asnjë hapësirë Atletico Madrid, për herë të parë nën drejtimin e Simeones nuk goditën asnjë herë kuadratin. Gjithçka nisi në mënyrë perfektë edhe në pjesën e dytë ku në topin e parë që prek Ronaldo e dërgon në rrjetë, këtë herë duke mposhtur një tjetër gjigand si Godin, pak suspancë me “goal line” që konfirmon se topi ka kaluar vijën fatale.

Allegeri
Allegeri

Për herë të parë edhe Allgeri ndryshon qasje nuk preferon të mbrojë rezultatin por sposton gjithnjë e më përpara ekipin, guximi i tij u shpërblye në minutë ne 86-të. Bernardeschi ndërmerr një aksion personal, depërton deri në zonën e Atleticos duke fituar një 11-metërsh.

Cristiano Ronaldo Juventus Atletico Madrid Champions League 1612lqd28uekw1updnslv2mcsr
Cristiano Ronaldo Juventus Atletico Madrid Champions League 1612lqd28uekw1updnslv2mcsr

Stadiumi ishte gati të shpërthente në pritje që fenomeni i tyre të kompletonte mbrëmjen magjike. Ronaldo nuk mund të gabonte kurrsesi duke i dhënë formë të plotë përmbysjes së madhe, një tripletë personale që të kujtohet gjatë nga tifozët e Juventusit.

Cristiano Ronaldo Juventus Champions League 1qam5o5lzojlo1b00td72vh3zq
Cristiano Ronaldo Juventus Champions League 1qam5o5lzojlo1b00td72vh3zq

Në fund kishte kohë dhe pak hakmarrje duke i treguar Simeones se janë një ekip burrëror. Në sezonin e tij të parë me fanellën bardhezi, Ronaldo po vendos rekorde personale. Pas Del Pieros është lojtari i fundit që shënon një tripletë në fazën me eliminim direkt. Asnjë lojtarë i Juves nuk ka shënuar më shumë gola në Champions se sa Ronaldo, 8 gola po aq sa Vidal. Ronaldo shkon në kuotën e 124 golave në Champions, më shumë se sa ka shënuar Atletico Madrid në këtë turne(118).
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb