Sulmuesi Jasir Asani largohet përfundimisht nga Partizani i TIranës. 26-vjeçari ka dhënë një mesazh lamtumire shoqëruar me një foto të përbashkët me Presidentin Gaz Demi.

Asani shkruan se ka ardhur dita të thotë ‘faleminderit’ për çdo emocion dhe për faktin setek Partizani ia kanë bërë më të lehtë aventurën.

Ai thekson se e kanë mbështetur që ditën e parë dhe Partizani do të ketë një vend të veçantë në zemrën time.

 

STATUSI NGA JASIR ASANI

Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.

Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan❤️?PMTP

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb