Welcome to my crib ? @voguemagazine #VSFantasyBra #VSFashionShow

A video posted by Jasmine Tookes (@jastookes) on


Të jesh pjesë e një diamanti është vërtetë një rast i veçantë. Bukuroshja Jasmine Tookes nuk ka arritur më ta mbajë sekret, që është zgjedhur nga Victoria’s Secret, për të veshur të famshmen Fantazy Bra, gjatë sfilatës tradicionale 2016 të firmës së njohur.

Pas Alessandra Ambrosio, Adriana Lima, Lily Aldridge dhe të tjerave bukuroshe, tani është momenti i 25 vjeçares kaliforniane.

Modelja është pjesë e skuadrës së brandit të famshëm të të brendshmeve vetëm prej një viti, por që tani ajo është në nivelet më të larta.

Këtë vit sytjeni i famshmi i dizenjuar nga Eddie Borgo, i cili ka 9 mijë gurë të çmuar mes tyre diamante dhe smeralde, për të cilin janë dashur 700 orë pune dhe që ka një vlerë prej 3 milion dollarësh, do të vishet nga Tookes, e cila se ka përmbajtur dot gëzimin dhe e ka ndarë lajmin me fansat e saj në Instagram.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb