Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje qytetarëve dhe opinionit publik të mos harrojë Çamërinë.

Në kuadër të nisjes së aktiviteteve për “Javën Çame që përkujton masakrat mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, Idrizi tha se çështja çame do të rikthehet në parlamentin e Shqipërisë duke konfirmuar praninë në shtator të deputetëve të PDIU në Kuvend.

“Është një ditë e njohur dhe nga parlamenti shqiptar për fillimin e masakrave nga Napolon Zerva, por jemi këtu për të kujtuar se pasojat e asaj masakre vazhdon dhe mbi neve. E drejta e jetës, e lëvizjes së lirë të njerëzve, e drejta pronësore dhe juridike që burojnë nga e drejta themelore e njeriut, kanë pasoja tek anëtarët e këtij komuniteti. Ne jemi këtu për të bërë dhe një thirrje për opinionin publik që mos të harroni Çamërinë. Harresa është vazhdë e padrejtësisë. Të ngremë zërin dhe karshi heshtjes së shtetit për çështjen çame.. Rikthimi i çështjes çame në parlament nëpërmjet deputetëve të PDIU do ta rikthejë vëmendjen.

Të gjithë kanë heshtur për çështjen çame. Dua që t’i garantoj të gjithë që ne nuk e harrojmë Çamërinë, nuk i harrojmë miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë. Të gjithë mund të lodhen, por ne do të lodhemi të fundit.
Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame”, deklaroi Idrizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: