Kreu i PD, Shpëtim Idrizi në kuadër të javës çame ka nderuar dy figura të shquara të çamërisë, Hektor Sejkon dhe Ibrahim Hoxhën.

Idizi thotë se këta burra ishin burim frymëzimi për të dhe shqiptarët e çamërisë duhet ti kujtojnë sa herë që do të hasin në vështirësi e probleme.

Ai thotë se ata vuajtën persekutimin, por ata do të lartësohen dhe nuk do të harrohen kurrë pasi janë njerëz me vlera.
Në fund të aktivitetit bijtë e Hektor Sejkos dhe Ibrahim Hoxhës tërhoqën medaljet e mirënjohjes.

”Një persekutim që familjet e të dyve, dhe shënjoi jetën e çdo shqiptari të çamërisë, sidomos ndaj gjyqit fals të Teme Sejkos dhe grupit çam.Filli kuq komunist do na sillte persekutimin dhe kalvarin e vazhdueshëm.
Jo më kot shoqata e parë patriotike ka qenë ”Shoqata çamëria”. Persekutimi sado i madh që ishte, gjithë vuajtjet e tyre, jo vetëm nuk i përkulën, por i nxorën si dy burra të mëdhenj të çamërisë.


Filluan tashmë të punonin dhe të na jepnin atë dokumentim dhe frymëzimin e madh për të drejtën e çamërisë.
Të dy i kam pasur afër, kam qenë me fat. Të dy kanë një dikotomi dhe karakter të ndryshëm nga njër-tjetri, por i shoh bashkë.
E kam njohur Ibrahim Hoxhën, janë 21 vepra të tij, dhe e parafytyroj si një burrë i vogël por kolloz. Të fliste pa fund për çamërinë, shpëtim është kështu, bëj këtë gjë. Më kujtohet një vizitë në shtëpinë e tij, ka qenë dimër i ftohtë. E gjej që kishte një batanije, një xhup e disa tesha të tjera. Filluam duke folur për çamërinë, Shumë nga ato pikëpyetje kam kërkuar ti sqaroj me ato.
Kur po flisnim me çamërinë e hoqi batanijen, e hoqi xhupin, do e hiqte dhe trikon dhe i thashë të lutem Ibrahim ta qetësojmë këtë se do dilte lakuriq.
Sa herë që do të kemi probleme, do kemi vështirësi, do kujtojmë këta dy burra. Dy burra të mëdhenj që duruan persekutimin, prej dhjetëra vitesh dhe ngelën njerëz të paharruar dhe burim frymëzimi për shqiptarët e çamërisë.Për të lartësuar dy burra të mëdhen, Ibrahim Hoxha dhe Hektor Sejko na lanë vlera.
Hektori ishte burrë i lumtur, babë i lumtur, edhe Irfani, Genci janë po kaq dinamikë në shoqatën çamëria për të dhënë zgjidhje. Unë kisha shumë dëshirë edhepër mënyrën si ndërruan jetë, Hektori ndërroi jetë në protestën tek Ministria. ”- tha Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb