Java e 22-të vjen këtë fundjave e ndarë në dy ditë, me kalendarin që rezervon disa përballje të forta, ku luhet për kreun dhe mbijetesën. Bledi Shkëmbi rikthehet në stolin e Tiranës në transfertë përballë Bylis, sfidë e cila luhet të shtunën në orën 13:30.
Derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo City, është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave, takim që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 16:30. Në të njëjtin orar luhet edhe Skënderbeu-Teuta, debuton në stolin e durrsakëve Bledar Devolli.

Të dielën luhen dy takimet e fundit, të dyja në orën 17:00, Elbasani-Laçi dhe Vllaznia-Egnatia.