Natyrisht që është efekti i temperaturave të larta pasi duke nisur nga ndeshjet e javës së ardhshme të superligës, orari i ndeshjeve do të zhvendoset me 45 minuta, pra nuk do të luhet më në orën 17:00, por në 17:45, ndërsa ndeshja më e rëndësishme do të luhet në orarin 20:45, kur të hënënnë Durrës do të zhvillohet Teuta-Skënderbeu.

Sa u takon sfida të tjera, të dielën janë në program Luftëtari-Vllaznia dhe Laçi-Flamurtari, ndërsa ditën e hënë takimi që mund të vulosë përfundimisht çështjen e titullit kampion, Tirana-Kukësi dhe një përballje mjaft interesante si Bylis-Partizani. Të gjitha këto takime në orën 17:45.

Të dielën
Luftëtari-Vllaznia 17:45
Laçi-Flamurtari 17:45

Të hënën
Tirana-Kukësi 17:45
Bylis-Partizani 17:45
Teuta-Skënderbeu 20:45

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb