SPANJA

Dy ndeshje të vështira që vendosin titullin luhen sot në La Liga. Atletico Madrid është shumë pranë titullit teksa përballë ka Real Valladolidin që luan 90 minutat e mbijetesës.

Nga ana tjetër Real Madrid kërkon pa asnjë diskutim fitoren ndaj Villareal që nga ana tjetër në këtë ndeshje të fundit futet me synim zonën e Europës.
Atletico ka mundësi më të mëdha pasi ka vendin e parë me 83 pikë dhe me një fitore shpallet kampione, kurse Real Madrid duhet të shpresojë në një ndalesë të rivalëve të kryeqytetit.

Rastësia është se pronar dhe presindet i Real Valladolid është Ronaldo, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe sipas mediave spanjolle ai ka ofruar premio 150 mijë euro lojtarëve në rast se mposhtin Atleticon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb