Java e Modës në Paris është një destinacion i preferuar për shumë personazhe të famshëm, por kur Cher bën paraqitjen e saj, ajo vjedh shfaqjen me stilin mbresëlënës, në moshën 76-vjeçare.

Këtë herë, ajo e mbylli spektaklin e Balmain me një jumpsuit të plotë, futuristik, duke ecur në pistë përkrah stilistit Olivier Rousteing.

  • foto galeri

Pamja e këngëtares të kujtonte një heroinë fantastiko-shkencore, pasi ajo kishte veshur një komplet me supe të theksuara, dekolte sensuale dhe platforma marramendëse, duke dëshmuar se nuk ka kufi moshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: