Ndërsa koleksionet e vjeshtës 2019 shpalosen njëri pas tjetrit në pasarelat e kryeqytetit francez, adhuruesit dhe njohësit e modës kanë pasur mundësinë të shijojnë krijimet më të reja të shtëpive prestigjioze të modës, nga “Dior” te “Chanel”, që do të ravijëzojnë edhe tendencat e sezonit të ardhshëm.

Së fundmi ishte radha e shtëpisë së vjetër pariziene të modës, “Courreges”, të pushtojë pasarelat, e bëhet fjalë për një institucion që ka përcaktuar tendencat e modës në vitet 1960, e që ka në regjistrat e vet emra yjesh si Brigitte Bardot dhe Catherine Deneuve.

Koleksioni i prezantuar mban firmën e stilistes franko-gjermane Yolanda Zobel.

Java e modës në Paris është një nga 4 ngjarjet e mëdha të modës që zhvillohen në botë çdo vit, përkrah Londrës, Nju Jorkut dhe Milanos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb