Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në ceremoninë e hapjes së javës së parasë, tha se gjatë kësaj kohe ka pasur një rritje të nivelit të edukimit financiar.

Guvernatori Sejko gjithashtu theksoi se është vënë re një përdorim i madh jo vetëm i llogarive bankare, por edhe i produkteve bankare.

“Kemi një përdorim më të madh jo vetëm të llogarive bankare, por edhe të produkteve bankare. Java do të ketë shumë aktivitete. Edhe bankat e nivelit të dytë kanë një rol të rëndësishëm pasi jo vetëm bashkëpunojnë, por edhe kontribuojnë në rritjen e nivelit të edukimit. Sot po bëjmë hapjen e javës. Sot 70% e popullsisë ka një llogari bankare. Kjo është një shifër e mirë krahasuar me periudhat e mëparshme”, tha ndër të tjera Gent Sejko.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb