Kalendari i Kategorisë Superiore për javën e 5-të të saj ka pësuar një modifikim sa i përket ndeshjeve që ishin planifikuar të luheshin. Ndryshe nga plani fillestar, 5 takimet do të shpërndahen në 4 ditë dhe jo në 3.

Java fillon të premten me sfidën mes Tiranës dhe Teutës e cila luhet në orën 16.00. E shtuna është dita e vetme kur ka dy ndeshje, atë mes Bylisit dhe Egnatias si dhe atë mes Erzenit dhe Laçit.

Të dielën luhet vetëm një sfidë, ajo mes Vllaznisë dhe Kastriotit. Kurse ndeshja tjetër që ishte planifikuar fillimisht të dielën, mes Kukësit dhe Partizanit, është spostuar për të hënën në orën 15:00.PanoramaSport

E PREMTE:

TIRANA-TEUTA ORA 16:00

E SHTUNË:

BYLIS-EGNATIA ORA 15:00

ERZENI-LAÇI ORA 17:45

E DIEL:

VLLAZNIA-KASTRIOTI ORA 17:45

E HËNË:

KUKËSI-PARTIZANI ORA 15:00

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: