TIRANË

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca duke prezantuar programin “Java Europiane” tha se duhet të punohet më shumë për rininë shqiptare me qëllim që të zgjidhen problemet e emigrimit.

Ai mes tjerash nënvizoi faktin se të rinjtë duhet të flasin për shqetësimet e tyre dhe për aspiratat, ku aderojnë të shkojnë.

“I kemi dhënë një fokus të rëndësishëm diversitetit  të kulturave. Java e Europës është për të na lejuar, që të zgjidhim disa nga çështjet më të rëndësishme siç është emigrimi, të bëjmë më shumë punë për problemet e rinisë. Të rinjtë duhet të flasin për shqetësimit dhe aspiratat e tyre’”-tha  ai.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ky i fundit tha se Shqipëria është një fazë të rëndësishme dhe pret çeljen e negociatave. Ministri në detyrë shtoi se popullsia shqiptare në shumicën dërrmuese synon dhe dëshironi të jetë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

“Hapja e Javës së Evropës në Shqipëri nuk do të thotë edhe fillim i Javës së Shqipërisë Evropiane. Karakteri evropian i Shqipërisë nuk vjen prej përcaktimeve kalendarike por nga përvoja historike, përmbajtja kulturore dhe kauza politike. Java e Evropës këtë rradhë i takon muajit që do t’i sjellë Shqipërisë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Procesi i negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian është pothuajse edhe më i rëndësishëm se sa vetë akti i anëtarësimit:
ai ofron një shtysë të re për transformim strukturor institucional dhe krijon premisa shtesë për reforma gjithëpërfshirëse socio-politike.

Procesi i hapjes së negociatave për anëtarësim aktualisht gëzon mbështetjen e më shumë se 90% të shoqërisë shqiptare. Kjo mbështetje është më e lartë se shuma e të gjitha partive politike të bëra bashkë apo e secilës prej tyre në veçanti. Prandaj, veçanërisht në këtë periudhë, sjellja e përgjegjshme politike dhe institucionale nuk është çështje e zgjedhjes personale por detyrim kombëtar për të gjithë”-shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: