Kur ka qenë hera e fundit që keni kryer kontrollin e Prostatës? – Jeni mbi 50 vjec? Keni kryer ndonjëherë kontrollin e prostatës ose të sistemit urinar? Sa meshkuj i përgjigjen pozitivisht pyetjes së mësipërme? Sigurisht që jo të gjithë.

Fatkeqësisht mungesa e informacionit mbi sëmundjet që prekin prostatën të tilla si; Prostatitis(inflamacioni i prostatës), Zmadhimi i prostatës dhe Kanceri i prostatës, e për pasojë edhe diagnostikimi i vonshëm i tyre mund të çojnë në përkeqësim të cilësisë së jetës së pacientit dhe në raste të caktuara mund të rezultojë fatale për jetën.

Pikërisht ndërgjegjësimi i popullatës meshkuj për të kryer kontrolle të rregullta të prostatës është edhe synimi i Javës Evropiane të Urologjisë duke I mëshuar gjithmonë e më shumë sloganit “ Parandalimi është më mirë se Kurimi”.

Paketa Urologjike Shtator

Problemet me prostatën prekim më së shumti meshkujt mbi 50 vjeç dhe ky fakt konfirmohet edhe nga statistikat botërore për këtë grupmoshë ku rezulton se:
– 7 në 10 meshkuj preken nga hipertrofia beninje e prostatës(zmadhimi)
– 1 në 2 meshkuj preken nga prostatitis (inflamacion i prostatës)
– 1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i gjendrës së prostatës

E megjithatë të shumtë janë personat të cilët janë neglizhent ndaj këtyre fakteve dhe vazhdojnë të mos kryejnë konsulta apo kontrolle të rregullta mjekësore. Është pikërsisht si pasojë e mos diagnostikimit në kohë që bën që edhe rezultati i trajtimit të rekomanduar nga mjeku specialist të jetë më pak efektiv, pasi fillohet në stade të avancuara të sëmundjes. Shanset e trajtimit të suksesshëm rriten ndjeshëm nëse Kanceri i Prostatës diagnostikohet në stadet e hershme të tij.

Në kuadër të Javës Evropianë për ndërgjegjësimin ndaj Kancerit të Prostatës edhe stafi i Departamentit të Urologjisë së Spitalit Hygeia nën drejtimin e shefit të Departamentit, dr.Spyridon Gouvalis, i bashkëlidhet këtyre nismave për ndërgjegjësim me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e pacientëve potencialë të dallojnë në kohë shenjat & simptomat që sinjalizojnë praninë e patologjive të mundshme të gjendrës së prostatës dhe më e rëndësishmja t’i ftojmë ata të kryejnë kontrolle tw rregullta tëprostatës të paktën 1 herë në vite.

Cilat janë disa nga simptomat që sinjalizojnë probleme me Prostatën dhe për të cilat duhet te drejtoheni menjëherë te mjeku specialist:
– Inkontinencë urinare
– Mbetje gjaku në urinë
– Rënie e menjëhershme & e pashpjegueshme nga pesha
– Dhimbje në zonën pelvike & fundshpinë
– Impotencë
– Enjtje të këmbëve

KUJDES! Kanceri i prostatës, në fazat e hershme të tij, nuk shoqërohet me simptoma të dukshme. Prandaj vëmë theksin në kryerjen e kontrolleve të rregullta mjekësore si mënyra më e mirë e parandalimit të kësaj patologjie. Edhe në rastet e diagnostikimit të kancerit të prostatës në fazat e hershme të tij, probabiliteti i trajtimit të sukseshëm të kësaj patologjie arrin në 95% në raport me 20% sukses në trajtimin e saj në rastet e diagnostikimit në stade më të avancuara.
Njëkohësisht vlen të ritheksojmë rëndësinë kryerjes së kontrollit të prostatës një herë në vit/cdo vit për kategorinë e meshkujve mbi 50 vjec të cilët nuk kanë histori familjare të kancerit të prostatës. Ndërsa për meshkujt me histori familjare të kancerit të prostatës, kontrollet e përvitshme rekomandohen duke filluar nga mosha 40 vjec.

Dr.Spyridon Gouvalis
Shef i Departamentit të Urologjisë Hygeia
Kontakto: 04 23 90 000

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb