TIRANE- Në kuadër të ‘Java globale e parasë”, Banka e Shqipërisë organizoi një aktivitet ndërgjegjësues për fëmijët dhe të rinjtë. Në organizimin, i cili u hap nga Guvernatori Gent Sejko, ishin të pranishëm dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blend Klosi. Gjatë fjalë së tij Sejko pohoi se “Doja të falenderoja për pjesëmarrjen Klosin, Nikollën. Gëzuar ditën e Verës dhe është kënaqësi që “Java globale e parasë” dhe edukimit financiar përkon me këtë festë.”.

Sakaq, ministrja Nikolla theksoi se “Është bukur që në ditën e verës përkon dhe çelja e ditës së parasë. Shkollat ndërveprojnë si shkolla ndërkomunitare. Gatishmëria është maksimale për të bërë më të mirën, j vetëm këtë javë, në javën globale të parasë, por dhe më tej. Gëzuar ditën e verës.”. Nga ana tjetër, ministri Blendi Klosi lëshoi disa mesazhe ndërgjegjësuese për të fëmijët dhe të rinjtë, që të njohin kursimin dhe të vlerësojnë paranë.

“Sot është një ditë plotë dashuri, që i drejtohet të rinjve dhe fëmijëve. Gjatë gjithë vitit flasim se si duhet ë punësohemi, të mbajmë veten. Sot është dita që të flasin për kursimin, që të edukojmë një brez që ta njoh kursimin. Shohim që vërdallë nuk ka një ndjesi kursimi të lekut. paranë duhet ta vlerësojmë pak më shumë dhe atë mundësi që të jep kjo botë e zhurmshme. Kemi më shumë nevojë për vullnetarizëm.”, tha Klosi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb