Inter ka nisur prej kohësh të projektojë sezonin e ri, emra të bujshëm në tavolinën e Marotta-s, por dhe talente që shihen si e ardhmja. “Corriere dello Sport” ka bërë një analizë të detajuar, duke nisur nga dy emrat “big”, Dybala dhe Lukaku ndërsa janë ndalur edhe te Kristjan Asllani, talenti i Empolit që pritet të vishet zikaltër.

Kjo do të jetë një javë e nxehtë në shtëpinë zikaltër, pasi pritet sinjale pozitive në lidhje me Dybala dhe Lukaku ndërsa për Kristjan Asllanin gjithçka është e mbyllur.

Inter
Inter

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Inter dhe Empoli kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre. Pavarësisht se Corsi pretendonte 15-16 milionë euro, në arkat e Empolit do të shkojnë 12 milionë euro, plus Satriano dhe Agoume në formë huazimi.

Asllani
Asllani

Mesfushori kuqezi do të firmos një kontratë 5-vjeçare ndërsa pritet të përfitojë 1,2 milionë euro në sezon. Përcaktues në këtë trantativë, ku pritet vetëm zyrtarizimi, ka qenë vetë Asllani i cili ka refuzuar oferta të ndryshme, mbi të gjitha atë nga Newcastle, pasi dëshira e tij ishte të vijonte karrierën në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb