Java e dytë e marsit sjell vështirësi në jetën e tre shenjave, ku kaosi fillon rreth datës 5 të muajit dhe zgjat deri në datën 12. Nga data 7 mars Saturni kalon te Peshqit. Ky aspekt sjell shumë emocione dhe na bën të ndihemi të pambrojtur, por edhe të sjellshëm. E keqja është se ne e dimë se të tjerët përfitojnë nga kjo mirësi.

Gaforre

Ka kaq shumë lëvizje planetare konfuze këtë javë sa që ju veçanërisht, do të ndiheni sikur nuk mund t’i drejtoni mendimet tuaja. Ajo që po ju shkakton vështirësi këtë javë është se ju e dini se ku duhet të përqendroheni, por nuk mundeni. Sigurisht që ekziston mundësia që vëmendja të shpërqendrohet nga faktorë të jashtëm, pa fajin tuaj, por në çdo rast nuk mund të përqendroheni. Gjëja më e keqe është se kishit vendosur se si do ta kalonit këtë javë për të përmbushur objektivat, por edhe një herë nuk ia dilni. Ndiheni të frustruar, por keni kaluar situata të ngjashme më parë, kështu që sado e bezdisshme të jetë, ju dini si t’ia dilni.

Bricjapi

Diçka do të ndodhë këto ditë që do t’ju habisë dhe do t’ju intrigojë, pasi nuk e prisnit ta shihnit. Ajo që ju shqetëson më shumë është se po humbni kontrollin dhe forcat jashtë kontrollit tuaj po ndërhyjnë në paqen tuaj mendore. Pasoja e kësaj? Ankthi dhe mendimet negative rriten shumë. Kur humbet kontrollin, nuk të pëlqen. Megjithatë, mbani mend se nuk mund të kontrolloni gjithçka – as situatat dhe as çfarë thonë të tjerët për ju pas shpine. Por ju mund të kontrolloni reagimin tuaj ndaj gjithë kësaj.

Ujori

Ju ndiheni shumë të lodhur këtë javë, ndërsa komentet e miqve nuk ju kënaqin, pasi nuk e justifikojnë lodhjen tuaj. Megjithatë, ju e dini saktësisht se çfarë keni nevojë për të pushuar dhe mendimi i të tjerëve nuk është puna juaj. Puna juaj nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me atë që thonë të tjerët ose për çfarë ju akuzojnë. Ndiheni të fyer, por duhet të kontrolloni nervat dhe zemërimin. Ashtu si Bricjapët, ju duhet të lini mënjanë të tjerët pasi ata gjithmonë do të kenë diçka për të thënë. Jetoni jetën tuaj, përballuni me vështirësitë, shijoni komoditetet dhe mos u shqetësoni për komentet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: