Premier League ka mbyllur javën e 12-të e cila nuk rezultoi dhe aq e mirë për ekipet e mëdha.

Pas barazimit në derbin e Manchester dhe humbjes së Chelsea-s, këtë të dielë Totenham dhe Liverpool kanë shpërdoruar ndaj dy kundërshtarëve londinezë të lehtë në letër për ta.

Të besuarit e Mourinho ishin duke fituar ndaj Crystal Palace me golin e Kane, por Schlupp i surprizoi 9 minuta nga fundi duke barazuar shifrat në 1-1. Liverpool nga ana tjetër e pa veten në disavantazh ndaj Fulham, teksa u mjaftua vetëm me penalltinë e Salah në minutën e 79-të që i dha një barazim.

Arsenal nga ana tjetër humbi në shtëpi ndaj Burnley me rezulatin minimal 0-1. Në minutën e 58-të mesfushori shqiptar Grenit Xhaka mbërthen në grykë kundërshtarin dhe del me karton të kuq. Sikur mos mjaftonte mbetja me 10 lojtarë, Aubameyang ndëshkon të vetit me një autogol në portën e tij.

Të vetmet që përfituan nga kjo ndalesë e ekipeve Big, ishin Southampton dhe Leicester që fituan respektivisht nga 3-0. Tashmë ‘Dhelprat’ në tentativë për të ripërsëritur suksesin e 2016 renditen të 3-tit kurse Southampton në vendin e 4-t.

Në krye të tabelës vijojnë të qëndrojnë Totenham bashkë me Liverpool, por me Spurs-at që kanë një golavarazh më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb