TIRANE

Pas të ngarkuarës  të ambasadës së SHBA, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha është parë të hyjë, ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Takimi me kreun e PD, vjen vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, pas takimit me zyrtaren e SHBA, Basha u shpreh i vendosur se zgjedhje pa opoziten nuk ka.

“Nuk do te lejohen. Nuk do te pranohen, nuk do te njihen.  Me shfuqizimin e 30 qershorit nga presidenti, çdo aktivitet eshte i paligjshem. 30 qershori nuk eshte date zgjedhjesh, por eshte koha kur Edi Rama do te perpiqet t’i ktheje shqiptaret ne kohen e votimeve njepartiake. Une nuk kam komentuar asnjehere takimet me ambasadoret, nuk kam oer ta bere as tani”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb