Pamjet e regjistruara me dron tregojnë momentin kur një tank rus është hedhur në erë nga një raketë “Javelin” e drejtuar kundër artilerisë së rëndë ruse në Ukrainë.

Video tregon se si tanku kapet në pikën e tërthortë të sistemit raketor përpara se predha të fluturojë në ajër dhe të arrijë objektivin e saj.

Raketat “Javelin” janë një prodhim i SHBA-ve, pjesë e një serie armësh të dërguara në Ukrainë nga vendet perëndimore, veçanërisht vdekjeprurëse kundër tankeve, sepse armatura e tyre është më e hollë në majë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë video raketa mund të shihet duke fluturuar nga një lartësi përpara se të përplaset me tankun duke shkaktuar një shpërthim të madh të fuqishëm zjarri.

Tanku i dytë, i cili ishte pranë atij që u shkatërrua shihet duke u kthyer shpejt dhe duke ecur në rrugë me shpejtësi për të shmangur shkatërrimin nga forcat ukrainase.

“Javelin” është lloji i raketës që ka porositur edhe Shqipëria, prodhimi i të cilave ka nisur në Arizona të SHBA dhe pritet që të bëhen pjesë e arsenalit të Forcave të Armatosura në vitin 2025.

Ato përdoren nga njësi të vogla dhe të lëvizshme për të shkatërruar tanket nga një distancë dhe gjatë luftës në Ukrainë janë parë nga Kievi si një nga shpresat e tyre më të mira për të ngadalësuar përparimin rus.

Në gati pesë muaj, që kur njerëzit e Vladimir Putin pushtuan Ukrainën, 1700 tanke janë shkatërruar nga forcat ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb