Hungaria mori një barazim historik 1-1 në Angli, teksa vetëm 1 muaj kishte pësuar 4 gola në shtëpi. Një situatë e vështirë emocionale për t’u përballuar nga trajneri Marco Rossi.

Dy humbjet e pësuara me Shqipërinë bënë që ndaj të kishte shumë kritikat, aq sa u mor në konsideratë një shkarkim i mundshëm. Por së fundmi erdhi rezultati i papritur, Hungaria barazoi në Ëembley. Pas kësaj ndeshje ka reaguar tekniku italian.

“Me sa di unë, kjo është hera e parë që Hungaria shënon në Ëembley që prej humbjes 6-3. Unë isha një idiot tjetër për ju pas ndeshjes së javës së kaluar kundër Shqipërisë dhe sinqerisht, kjo situatë është e vështirë për mua ta përballoj.

Nëse fitojmë, ne jemi heronj, nëse jo, ne gjykohemi krejtësisht ndryshe. Tre muaj më parë, ne kemi kaluar një kampionat të madh europian. Ju thashë në short se Kupa e Botës është një ëndërr, ka mbaruar për ne, por gjithmonë dhemb kur tifozët jo të vërtetë na përshkruajnë si idiotë pas një ndeshje të keqe. Ne nuk jemi idiotët për të cilët ju na bëni”, – tha Rossi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb