Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve do të fillojë në javën e ardhshme. Të gjitha skuadrat pjesmarrëse kanë dorëzuar listat e futbollistëve që do të jenë të gatshëm për t’u aktivizuar gjatë kësaj faze.

Gjigantët gjermanë të Bajernit të Mynihut kanë përfshirë në listën e tyre edhe një futbollist shqiptar, mesfushorin 17-vjeçar Meritan Shabani.

Shabani, i cili është me origjinë nga Kosova, e ka filluar karrierën e tij futbollistike me skuadrat e moshave të Bajernit dhe që prej sezonit të kaluar është afruar shpesh nga ish-trajneri Guardiola për t’u stërvitur me ekipin e parë.

Ai është përfshirë në listën B të ekipit të drejtuar nga italiani Ançeloti, çka do të thotë që do jetë i gatshëm për skuadrën vetëm në rast emergjence me mungesa të shumta të futbollistëve të listës A.

Shabani konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe në Gjermani. Deri tani ai nuk është aktivizuar me asnjë ekip kombëtar moshash./PanoramaSport/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb