Drejtoresha e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC), Jonila Godole njofton se javës tjetre fillojnë “Ditët e Kujtesës”, përkatësisht në datat 19-26 shkurt.

“Ditët e kujtesës” kanë si qëllim të sjellin në vëmendje të shoqërisë krimet e komunizmit përmes dëshmive të të përndjekurve, konferencave shkencore, historianeve, përvojës se vendeve te tjera komuniste, etj.

Godole ka sulmuar Ministrinë e Kulturës se “në vend qe te perkrahin inciativat e mira dhe afatgjata te shoqerise se pavarur civile dhe t’i forcojnë ato, i kopjojne dhe i vjedhin pa piken e turpit si rasti i muajit te tyre te kujteses per te mbuluar mungesen e vizionit dhe te ideve te tyre autentike, mbi te gjitha mungesen e vullnetit politik per te trajtuar periudhen komuniste.”

Postimi i Jonila Godoles:

Javës tjetër fillojnë DITËT E KUJTESËS 19-26 shkurt që organizohen prej vitit 2016 nga IDMC dhe KAS në bashkëpunim mes institucioneve ndërkombëtare dhe lokale.

Ideja ka qenë të sjellim në vëmendje të shoqërisë krimet e komunizmit, përmes dëshmive të të përndjekurve, konferencave shkencore, historianëve, përvojës së vendeve të tjera komuniste, etj. Në faqen e IDMC (ëëë.idmc.al) mund të ndiqen nga afër të gjitha edicionet dhe të ftuarit ndër vite.

Por institucione shtetërore si Ministria e Kulturës, në vend që të përkrahin inciativat e mira dhe afatgjata të shoqërisë së pavarur civile dhe t’i forcojnë ato, i kopjojnë dhe i vjedhin pa pikën e turpit, si rasti i muajit të tyre të kujtesës për të mbuluar mungesën e vizionit dhe të ideve të tyre autentike, mbi të gjitha mungesën e vullnetit politik për të trajtuar periudhën komuniste.

Nga ana tjetër, më shqetëson më shumë fakti se duke kopjuar formën e jashtme, me ose pa qëllim, nga paaftësia  tjetërsohet edhe brendia, që pritet ose të paktën që njerëzit janë mësuar ta presin nga IDMC gjithë këto vite.

Së fundmi, Ministria e Kulturës mund të shpallë cilin muaj të dojë si muaj kujtese (se në Shqipëri krimet e komunizmit nuk i mbledh dot në 10 a 30 ditë) dhe në këtë kuadër të mbështesë dhe t’i japë hapësirë shoqërisë civile, por jo t’ia vjedhë dhe tjetërsojë asaj punën.

Kjo strategji shtetërore e kooptimit (kopjimi, shfrytëzimi dhe tjetërsimi) nuk e ndihmon, por e shkatërron kujtesën afatgjatë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb