Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim për mediat në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare, e cila nis sot me Francën.

Kryeministri Rama tha se më këtë nismë të re synohet larmishmëria e kulturave të ndryshme . Gjithashtu Rama u shpreh se javët kulturore synohet të bëhen traditë në Itali dhe Francë.

“Nisma e re e qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”, në bashkëpunim me vende të tjera mike kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare. Ne synojmë të jemi traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme , forma dhe shprehje nga më të larmishmet.

Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Ky angazhim i përbashkët i bën më të aksesueshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitete artistike, por edhe aktivitete që janë më popullore, në rrugë ose edhe drejtpërdrejt me kulturën e gatimit të vendeve të tjera”., tha ai, duke shtuar: ” Këtu nuk është fjala për të promovuar ndonjë armik por për të ushqyer veten , shoqërinë tonë.

Financimi i vënë në dispozicion është tejet modest në krahasim me çfarë duhet të ishte. Financimi i vënë në dispozicion është tejet modest në krahasim me çfarë duhet të ishte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: