Forbes ka zbuluar listën e miliarderëve të vitit 2023 dhe Jay-Z është i vetmi reper që e ka arritur atë.

Sipas Forbes, pasuria e reperit, biznesmenit, producentit diskografik dhe bashkëshortit të këngëtares Beyonce amerikane është 2.5 miliardë dollarë. Në fakt, ai e ka më shumë se dyfishuar atë që kur u shpall miliarderi i parë hip-hop në 2019.

Vetëm në fillim të shkurtit të këtij viti, ai shiti shumicën e aksioneve të tij në kompaninë e konjakut D’USSÉ te Bacardi për 750 milionë dollarë.

Pasuritë e tjera të tij përfshijnë markën e shampanjës Armand de Brignac, 50% të së cilës ai e shiti vetëm dy vjet më parë në LVMH, koleksionin e tij të artit duke përfshirë Jean-Michel Basquiat, aksionet e tij në kompani të mëdha si Block dhe Uber dhe sigurisht katalogun e tij muzikor.

Pasuria e tij tani qëndron në 2.5 miliardë dollarë nga 1.4 miliardë dollarë në 2022.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb