BRITANI E MADHE

Princi Harry feston sot më 15 shtator 35-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të Meghan ka ndarë në Instagram një urim për bashkëshortin e saj, të cilin e ka cilësuar si bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përveç urimit special, Meghan ka ndarë edhe disa foto ndër vite të princit që kur ishte fëmijë, deri te momentet e tij si baba. Fotoja familjare që Meghan ka zgjedhur është një foto që është shkrepur gjatë pagëzimit të Archie-t, por që nuk ishte publikuar më parë.

“Shërbimi yt për kauzat që të interesojnë aq shumë më frymëzon çdo ditë. Je bashkëshorti më i mirë dhe një baba i mrekullueshëm për djalin tonë. Të duam! Gëzuar ditëlindjen”, -ka shkruar Meghan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb