Kryeministri Edi Rama tha në studion e emisionit “Real Story” në “Vizion Plus” se nuk ka asnjë fakt se në Durrës është bërë shit-blerje votash. Në studion e Sokol Ballës, Rama u përplas me pedagogun Agron Gjekmarkaj në lidhje me dosjen 339.

Gjekmarkaj i tha Ramës se po mbron një njeri si Vangjush Dako, kurse kryeministri ia ktheu se profesori “është njeri i Bashës”.

Pjesë nga debati:

Rama: Nuk ka asnjë fakt, zero që ky grup kriminal ka marrë një gjë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e Shijakut nuk e di.

Gjekmarkaj: Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.

Rama: Qetësohu dhe respekto tavolinën. Fol pa prekur personin përballë. Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i thonë njëri-tjetrin se flasin me kryeministrin, unë nuk mbaj përgjegjësi.

Gjekmarkaj: Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju.

Rama: Unë thashë janë indicie.

Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.

Rama: Ky është shërbimi yt për revolucionin.

Gjekmarkaj: Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish.

Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si flamurtar të Partisë Demokratike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb