Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me një të ri, në një bashkëbisedim me qytetaret në Durrës.

Për të treguar investimet që janë bërë në sistemin shëndetësorë, kryeministri pyeti të riun nëse është i martuar apo jo. I riu iu përgjigj se ‘jo’, pasi është ende i vogël.

Rama e këshilloi se ka ende kohë, por kur të arrijë koha dhe të shkojë në maternitet do të gjejë diçka tjetër nga ajo që ka qenë. Kryeministri tha se në të kaluarën pajisjet mjekësore kanë qenë ato të kohës shqiptaro-kineze dhe për këtë arsye kishte janë regjistruar 55 mijë infeksione.

 

Edi Rama: Je i martuar apo akoma?

I riu: Jo. Jam vetëm 23 vjeç.

Edi Rama: Ke kohë mos u ngut nëse më dëgjon mua. Sidoqoftë do të martohesh, nëse je super i dashuruar do e dërgosh të dashtrën në maternitet. Ne kishim në maternitet dhe në sistemin tonë 55 mijë infeksione pas operacionit dhe një nga arsyet kryesore të infeksioneve ishin pajisjet mjekësore. Në maternitet, tek ‘Gliozheni’ kam parë instrumenta mjekësore të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze. Ne nuk kishim sistem sterilizimi modern, por kishim si ato të ekspresit që nëna ime shërbente si stomatologe. Sot instrumetat mjekësorë dhe të gjitha tipet që kanë të bëjnë me një operacion janë në standardet më të mëdha evropiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb