Kandidati për deputet i PD në Lezhë, Mark Marku, është përplasur ashpër me ish-sekretarin e Përgjithshëm të kësaj force politike, Arben Ristani.

Shkak për debatin mes dy demokratëve, në emisionin “Open”, janë bërë votat e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit.

Marku e ka cilësuar Ristanin si “të shitur”, ndërsa Ristani i përgjigjur, duke i thënë se duhet të dijë me kë flet.

Debati:

Marku: Kur vidhet a është fajtor hajduti? Se gjithë thoni që është fajtor Basha. Pse është bërë rrokopujë?

Ristani: Pse rrokopujë se ka vota të pavlefshme.

Marku: Po ku e dimë ne kush i ka nxjerrë? Të hapen kamerat. Edhe ti je i shitur.

Ristani: Mos lësho të tilla gjëra se e di ti kush jam unë? Ti mu mu drejtove si shitje. Te kush jam shitur? Te Edi Rama jam shitur?

Marku: Të shikohen kamerat për çdo fletë të pavlefshme se është e identifikueshme cdo individ. Ky është proces Ben dhe jeni ngutur.

Ristani: Këto procese i kam kaluar në duar disa dhe të jesh i sigurtë që…

Marku: Jeni të ngutur vetëm për të shitur këtë.

Ristani: Marku mos fol në këtë mënyrë o burrë. Marku, interpretimin bëje vetë. Se sa jurist jam unë, më njohin të tjerët, s’kam nevojë për ty fare. Ti rri urtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb