TIRANE

Dita e sotme nuk ka qenë aq e qetë për katër banorët e mbetur të Big Brother VIP Albania. Pas një debati që Luizi pati me Deamishel, një të tillë ai kishte edhe me banorin tjetër, Kristin.

Ishte Kristi ai që nuk i ka kursyer ofendimet ndaj Luizit duke e quajtur ‘kloun’ për lojën që ka bërë gjatë këtyre muajve në BBVA.

Ai më tej tha se me të njëjtën përshtypje do të shikohet edhe jashtë dhe sipas tij nuk ka krijuar një imazh të ri.

“Publiku në fund të fundit si do njerëz serioz do edhe kloun, do njerëz dhe serioz, do imazhe si unë dhe do si ti, ti ke qenë klouni i vitit dhe kur bëhesh kloun i vitit në Big Brother, si kloun do të trajtohesh edhe jashtë”, tha Kristi.

Në anën tjetër, Luizi tha se në një mënyrë ishte i detyruar që të bënte një lojë të tillë, përndryshe askush nuk do të merrej me të.

Këngëtari nga Shkodra ka theksuar edhe një herë se është zhgënjyer nga shumë njerëz, prandaj i është dashur të linte një përshtypje të tillë.

“Ndryshe nuk do ia dilja, se nuk do m’i hidhte kush sytë, ma kanë kthyer shpinën shumë herë, prandaj duhet ta luaj kështu këtë lojë”, u shpreh Luizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: