Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka kujtuar të atin e saj të ndjerë, dy vite pasi ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Aktorja publikon herë pas herë foto me të atin në rrjetet sociale, teksa e kujton me mall. Sot, në dy-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ajo po publikuar një foto në Instastory nga banesa e tij e fundit.

“Dy vjet pa ty! Unë nuk rri pa ty, asnjë moment të ditës. Je kudo, në çdo situatë, në çdo vështirësi e gëzim. Më mësove si me përjetu, ba. Të dua shumë, shumë”– shkruan ajo krahas fotos.

Rudina
Rudina

Më tej ajo ka publikuar një tjetër foto ku shfaqet duke shtrënguar duart me të atin e saj, ndërsa në mbishkrimin e fotos thuhet: “Veç edhe një herë, të ta puth dorën”.

Rudina1 1
Rudina1 1

Teksa tregonte tipare të karakterit të të atit të saj të ndjerë, Rudina Dembacaj zbuloi fjalët e fundit që i tha përpara se ta përcillte në banesën e fundit.

“Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në mënyrë absolute. Ditën kur e përcolla për në banesën e fundit babit, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte: ‘Edhe malësorë edhe evropian, vetëm ty të kam njohur’. Dashtë Zoti unë ose motra të bëjmë një djalë që ti ngjajë të paktën një 30%,”– u shpreh ajo disa kohë më parë./Panoramaplus

Rudina Dembacaj1 1
Rudina Dembacaj1 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb